Shqipëria numëron 25 raste të dyshuar me gripin e derrit. 

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, deklaron se tre prej të dyshuarve janë të prekur nga grip i tipit A, por ende nuk është  konfirmuar nëse bëhet fjalë për virusin pandemik.

Alban Ylli: “Jemi duke përpunuar rreth 20-25 raste të dyshuara, pra mostra të marra nga Tirana dhe nga rrethe të tjera të vendit. Kemi identifikuar disa raste me grip, që me shumë gjasë duhet të jetë grip i ri pandemik. Kemi 3 raste të reja me gripin A. Dy janë tek 2 udhëtarë, shtetas shqiptar, një është një person nga komuniteti, nga Tirana.”

Për të trajtuar të prekurit nga virusi A H1N1, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 12000 doza  Tamiflu, kontingjent i mbërritur sot ne vend. Pritet edhe ardhja e 15 000 dozave të tjera.

Specialistet e shëndetësisë bëjnë edhe njëherë thirrje që askush mos blejë Tamiflu pasi ky medikament do t’u sigurohet falas personave që do të kenë nevojë për të.

Alban Ylli: “Unë kam 2 mesazhe. I pari ka të bëjë me sasinë e parë të preparatit të ri, i cili sapo ka mbërritur në institutin e shëndetit publik, bëhet fjalë për rreth 12 mijë tableta ose 1 mijë e 200 kura. Llogaritet të vijë edh enjë sasi tjetër shuam më e madhe sesa kjo. Pra kalkulojmë për rreth 10-15 mijë kura ose individ për tu trajtuar. Qytetarët të mos blejnë vetë në farmaci  tamiflu, pra preparatin antiviral. Shëndetësia shqiptare është e përgatitur që ta ofrojë falas këtë preparat prej një viti që ka nevojë në të gjitha spitalet rajonale.”

Specialistët kanë ripërsëritur se përdorimi i Tamiflusë do të bëhet vetëm me rekomandimin e mjekëve, në rast të kundërt ai do të ishte i rrezikshëm.

Drejtori i ISHP-se komentoi edhe parashikimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë se 30% e popullsisë shqiptare do të preket nga virusi, duke thënë se ajo është pritshmërisë.

Alban Ylli: “Është normale që të pritet një përhapje e shpejtë e virusit dhe në popullatën shqiptare dhe me shumë gjatë do të ketë një infektim në përqindje të tilla, është e vështirë që të planifikohet apo të kalkulohet kjo me saktësi, por bazuar në eksperiencën e vendeve të tjera kjo do të ndodhë dhe në Shqipëri. Megjithatë dua të them që vetëm 1% të rasteve të infektuara apo të paraqitura te mjeku do të kenë nevojë të shtrohen në spital.”/tvklan.al