Rolandi është një qytetar që tregon për “Stop” në Tv Klan se prej 9 vitesh ka qenë i martuar dhe në 2019-ën është bërë baba i një djali. Në atë kohë është larguar në Gjermani për të punuar dhe për t’i siguruar familjes të ardhura. Rolandi iku i vetëm për shkak të dokumentave dhe qëndroi për 2 vite, gjatë të cilave kontribuonte për familjen e tij.

Por kur ishte ende në Gjermani, bashkëshortja e tij vendosi t’i japë fund marrëdhënies së tyre, shkëputi çdo kontakt dhe kur Rolandi u kthye në Shqipëri, e takonte djalin vetëm tek kopshti. Rolandi thotë se e ëma e djalit ka krijuar jetë të re dhe e ka lënë fëmijën tek prindërit e saj. Ai shprehet se ka 6 muaj pa e takuar të birin sepse nuk e lejojnë.

“Është shumë e rëndë. Djali ka mbetur jetim me baba dhe me nënë gjallë se s’po rri as me babain, as me nënën”, shprehet Rolandi.

Fëmija aktualisht rri te gjyshërit dhe ish-vjehrra e pranon këtë në një video-regjistrim. Mes rreshtave kuptohet se e ëma e takon rrallë të birin.

Motra e qytetarit: Nënës i takon, se është fëmija nën moshë, është fëmija i vogël…

Gjyshja e djalit: Unë kam detyrën ta rris deri në moshën 18 vjeç, atëherë ka lirinë vetë.

Motra e qytetarit: Ti e ke marrë si detyrë përsipër. E ke marrë ta rrisësh deri 18 vjeç.

Gjyshja e djalit: Po, e rris vetë.

Motra e qytetarit: Ela e ka pranuar këtë gjë? (nëna e djalit)

Gjyshja e djalit: Po! Pse?

Motra e qytetarit: Jo! Dakord, se tek nëna e vet, pse mos të pranojë? Të lumtë që i ke dalë për zot, por edhe Landi ka investuar, se deri sot kopshti është paguar…

Gjyshja e djalit: Ka bërë detyrën e vet.

Motra e qytetarit: Them ka bërë detyrën, ka dhe të drejta, se kur bën detyrën, e ka dhe njëfarë të drejte, të shikojë fëmijën.

Gjyshja e djalit: Para orës 6, të marrësh në telefon, mirë! Pas orës 8 do flejë.

Motra e qytetarit: Pas orës 8…mirë, mirë, se s’të marr aq vonë as unë, jo. Po gjatë ditës, që je tek puna, me kë rri?

Gjyshja e djalit: Po kam gocën tek shtëpia, tjetrën.

Motra e qytetarit: Po Ela, a vjen e takon ndonjëherë?

Gjyshja e djalit: Edhe Ela e takon. Vjen dhe Ela nga një natë.

Motra e qytetarit: Të takoj djalin është krejt puna, se dhe ai do një urë komunikimi. Unë po të marr ty, dakord. Unë po e takoj, por kur të vijë Landi, se ai është në Gjermani. Sikur të vijë, si mund ta takojë fëmijën?

Gjyshja e djalit: Aa me ne Landi nuk…

Motra e qytetarit: Nuk mund të ketë kontakt me ju?

Gjyshja e djalit: Jo, jo!

Motra e qytetarit: Me Elën s’ka, se s’ia ka numrat.

Gjyshja e djalit: Nuk i lë policia të takohen, nuk mund të takohen hiç fare.

“Stop” mori edhe përgjigjet e palës tjetër ku duket se janë kontradiktore me versionin e gjyshes që konfirmoi se djali jeton me të.

Gjyshja e djalit: Me Elën rri djali.

Babai: Po Ela nuk jeton te shtëpia juaj?

Gjyshja e djalit:  Jeton, s’jeton, çuni rri me Elën.

Babai: Si jeton, s’jeton, djali po rri me ju, nuk po rri me Elën djali.  Ku jeton vajza jote?

Gjyshja e djalit:  Jeton atje, ku ka pas jetuar.

Babai: Ku?

Gjyshja e djalit: Në Astir, pse? Djali vjen rrallë dhe shkon tek Ela, rri tek Ela. Ditën e mbaj unë, natën rri tek Ela.

Babai: Djali rri përnatë aty.

Gjyshja e djalit:  Jo, jo! E ke gabim!

Nëna e fëmijës: Në këtë orar unë marr fëmijën. E çoj në orën 11-12 ose në 2, kur vijnë njerëzit e mi prej pune dhe e marr në orën 6-7.

Tezja e djalit:

Tezja e djalit: Unë jam tezja e djalit dhe djali rri këtu, derisa të vijë nëna e vet nga puna.

 Gazetarja: Fëmija nuk qëndron gjatë gjithë kohës këtu? Ku jeton nëna?

Tezja e djalit: Këtu jeton.

Gazetarja: Jeton dhe nëna këtu?

Tezja e djalit: Këtu jeton. Këtu është fëmija, nëna e vet është në punë./tvklan.al