Bashkëshorja e ish-presidentit Bashar Al Assad është në një gjendje të rëndë shëndetësore. The Telegraph shkruan se Asma al-Assad është e sëmurë me leucemi dhe mjekët që i kanë dhënë asaj shumë pak shprese për të mbijetuar.

Ajo aktualisht po qëndron larg njerëzve. Babai i saj, me profesion kardiolog është kujdesur për të gjatë gjashtë muajve të fundit, fillimisht në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe më vonë në Moskë.

Ajo ishte trajtuar më parë për një tjetër sëmundje dhe arriti ta mposhte në Gusht të vitit 2019. Lajmi për gjendjen e saj shëndetësore vjen pas informacioneve ajo po kërkon një trajtim mjekësor në Londër dhe dëshiron të divorcohet nga ish-Presidenti.

49-vjeçarja lindi në Londër nga prindër sirianë dhe gjithashtu ka nënshtetësi britanike, por menjëherë pas rënies së Asadit, Sekretari i jashtëm britanik, David Lammy tha se ish-zonja e parë siriane nuk është më e mirëpritur.

Klan News