Këto janë moment kur rebelët sirianë i venë zjarrin varrit të ish-presidentit Hafez Al Assad, babait të liderit të rrëzuar nga pushteti Bashar Al Assad. Milicët antiqeveritar arritën në qytetin e lindjes së Assad-ëve dhe hynë në mazeoulumin e të atit të Assad-it, por pa i gjetur eshtrat.

Situata në Siri pas rrëzimit të regjimit 24-vjeçar të Assad vazhdon të jetë tejet kaotike. Kryeministri i përkohshëm Muhammad Al Bashir ka deklaruar se objektivi i parë është rivendosja e sigurisë dhe stabilitetit në të gjitha qytetet e Sirisë dhe rikthimi i autoritetit të shtetit. Si objektiv të dytë ai ka kthimin e miliona refugjatëve sirianë që janë jashtë vendit.

Ndërkohë Siria po përballet me sulmet e vazhdueshme izraelite. Brenda 48 orëve ushtria izraelite deklaroi se ka shkatërruar rreth 80 përqind të forcave ushtarake të regjimit, me 480 sulmet e kryera kundër objektivave strategjikë në Damask, Homs, Tartus, Lakatia dhe Palmira. Këto sulme janë dënuar nga Rusia dhe shumë shtete evropiane, që i kërkojnë Tel Avivit të tërhiqet edhe nga e ashtuquajtura zona tampon e rrafshnaltës Golan.

Për rrëzimin e regjimit të Assad, udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei tha se kishte prova se përmbysja ishte rezultat i një plani të SHBA-së, Izraelit dhe një prej fqinjëve të Sirisë, të cilin ai nuk e përmendi.  Për situatën e krijuar, Papa Françesku tha gjithashtu se po ndiqte me kujdes atë që po ndodhte në Siri duke shpresuar në gjetjen e një zgjidhjeje pa konflikte apo përçarje të tjera.

Tv Klan