Një grua shqiptare në Britani të Madhe është shpallur fajtore për vrasjen e një vajze 7-vjeçare.
Eltiona Skana 30 vjeç u shpall fajtore nga Gjykata e Manchester për akuzën e vrasjes. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 22 Mars të këtij viti.
Eltiona Skana mori pjesë në këtë seancë gjyqësore jo fizikisht, por përmes një video online. 30-vjeçarja shqiptare nuk e pranoi akuzën e vrasjes.
Vogëlushja Emily Jones u qëllua me thikë nga 30-vjeçarja shqiptare teksa ndodhej në një park së bashku me prindërit. 7-vjeçarja u dërgua në spital por nuk mundi të mbijetonte. Eltiona Skana u arrestua menjëherë pas ngjarjes së rëndë në atë kohë.
Në gjyqin e sotëm nuk u dha dënimi, por pas 1 jave pritet të zhvillohet një tjetër seancë gjyqësore. /tvklan.al