Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Deputetët socialistë e kanë shtyrë diskutimin, për ndarjen e re të zonave elektorale, si dhe propozimet për përmirësimin e legjislacionit zgjedhor. Në strukturat parlamentare ende nuk janë paraqitur iniciativa konkrete ligjore, për ndryshimin në kodin elektoral dhe Komisionin Qendror Zgjedhor.

Vetë kreu i mazhorancës Malaj, nuk e ka përjashtuar mundësinë e dialogut në nivel parlamentar me opozitën, për përmirësimet në procesin elektoral. Përsa i përket ndryshimit të KQZ, argumenti i vetëm ligjor i përmendur nga socialistët është rishikimi i procedurës së zgjedhjes së tre komisionerëve, përpara miratimit të kodit elektoral./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame