Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Shteti duhet të shpallet fajtor për tragjedinë e 9 Janarit, ku humbën jetën në det të hapur 28 persona. Grupi shqiptar i të drejtave të njeriut ka kërkuar hapjen e një procesi gjyqësor kundër kryeministrisë dhe dy ministrive për të analizuar shkaqet e vërteta dhe përgjegjësitë e ngjarjes.

Për tre muaj radhazi, Gjykata e Faktit të Tiranës ka refuzuar të hapë një proces të tillë, duke marrë vendimin se nuk mund të shqyrtojë një çështje, ku një OJQ padit shtetin.

Elsa Ballauri: “Ne u detyruam ta hedhim në Apel, ka pasur një mbledhje të Gjykatës së Apelit të Tiranës, i cili që për ne është shumë e suksesshme, sepse e kthehu përsëri çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë. Kjo tregon që çështja do fillojë të rigjykohet. E drejta për jetën është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe s’duhet nëpërkëmbur nga askush dhe aq më tepër nga një institucion shtetëror, që e drejton vendin”.

Ndërkohë familjarë të 8 viktimave, trupat e të cilëve nuk janë gjetur ende në det, kërkojnë nga shteti të vazhdojnë kërkimet, por dhe të njohë tragjedinë e tyre, pasi deri tani, zyrtarisht njihen si të vdekur vetëm 19 persona.

Familjari 1: “Kemi mbet varret hapur tash 6 muaj, i sillemi bregut të detit poshtë e lartë, pra as qeveria ne nuk na njeh në asnjë lloj mënyre, nuk njihen. Shkojmë në Vlorë, gjyqet bëhen formale për mendimin tonë”.

Familjari 2: “Ne kërkojmë edhe një skaf, të cilën na është premtuar nga Ministria e Brendshme, që të kontrollojmë komplet deti nga kufiri në kufi”./tvklan.al

Gazetre: Aranita Brahaj