Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Të enjten Kryesia e Partisë Socialiste do të përcaktojë emrat e kandidatëve për kryetar të komunave dhe bashkive në Tiranë e në rrethe. Deputetët socialistë kanë kërkuar sot që kandidatët të mos dalin nga preferencat individuale, por nga strukturat partiake. Gjatë fushatës, socialistët pritet t’u rikthehen mitingjeve, ku u duhet të japin llogari për projektet e mos realizuara dhe të denoncojnë abuzimet e pushtetarëve lokal demokratë.

Tani e tutje në parlament, projektligjet do të mbrohen jo më nga ekspertët e ministrive por nga vetë ministrat. Nga tre kandidatët e paraqitur për vendin e lirë në KQZ, socialistët do të mbështesin kandidaturën e ish-zëvendës kryetares të KLSH, Arjana Nati./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame