Lajme Arkiva 2003

Krerët socialist ekonomistë kanë diskutuar për më se dy orë në selinë rozë. Ministri i Financave Kastriot Islami, ministri i Ekonomisë Arben Malaj dhe kreu i grupit parlamentarë të ekonomisë Ylli Bufi, ishin thirrur nga sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi.

Kastriot Islami: Janë grupet e krijuara nga Komiteti i Përgjithshëm Drejtues për të organizuar dhe përgatitur të gjitha materialet për fushatën elektorale. Në bëhemi pjesë e një grupi pune dhe bëmë konsultimin dhe natyrisht do të përgatiten materialet për mbledhjen e ardhshme.

Gazetarja: Në çfarë pikash keni rënë dakord?

Kastriot Islami: Kjo është një punë e vazhdueshme nuk është se grupet e punës përgatitën materiale dhe është kryesia ajo që merr vendime dhe përfundimisht përgatit të gjithë skemën në fushatën elektorale. Këto janë të gjitha objektivat që ka përcaktuar Komiteti i Përgjithshëm Drejtues. Janë objektiva për të realizuar të njëjtën fitore me të njëjtin dimension si në vitin 2001. Natyrisht janë objektiva të përcaktuara mbi rezultatet që ka pasur Partia Socialiste në qeverisjen lokale dhe qeverisjen qendrore dhe mbi këtë bazë do të ndërtohen edhe objektivat e ardhshme që janë objektiva të progresit të lidhura me decentralizimin me integrimin dhe me afrimin e pushtetit te votuesit./tvklan.al