Në seancën parlamentare kanë qenë të pranishëm edhe deputetët e grupit më të ri Lëvizja për Zhvillim Kombëtar. Nënkryetari i Partisë Demokratike Bamir Topi komenton efektet që do t’i kushtojnë politikës, krysisht të djathtës, grupimi më i ri parlamentar brenda opozitës, ai i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar. Topi nuk beson se votat e këtij grupimi monarkistësh në parlament do t’i zbriten opozitës, pavarsisht se Partia Demokratike nuk do ta ketë këtë lëvizje përkrah saj si bashkëpunuese. Për Partinë Demokratike dhe shfaqja në skenën elektorale e lëvizjes mbretërore nuk do të pësojnë asnjë kosto në votat e Partisë Demokratike.

Bamir Topi: “Nuk besoj që krijimi i një grupi është përveçse anës formale, nuk besoj se ka ndonjë element tjetër për të rritur forcën dhe reputacionin. Manovrat e ndërtimit të grupeve parlamentare aq sa e ka bërë disi kompozicionin e grupeve në kuvend, disi qesharak do të thoja. Janë manovra që nuk do t’i shërbenin konsolidimit të grupeve realisht të forta në parlament. Nuk jap ndonjë mendim pozitiv lidhur me lëvizjen e re të lartmadhërisë për të krijuar një forcë të tillë, gjë që po projektohet dhe në parlament, gjithesei është një përzgjedhje e tyre.”

Sipas Topit, forcat reale të së djathtës janë ato që i kanë anashkaluar këto lëkundje që po vihen re edhe te deputetët që përfaqësojnë Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar. /tvklan.al