Në kuadër të riorganizimit të strukturave të saj Partia Demokristiane zhvilloji konferencën e nëndegës Laprakë në të cilën merrte pjesë Anton Gurakuqi, ku i informoi të pranishmit mbi problematikën e fundit në parti. Sipas Gurakuqit disinformimet dhe shpifjet publike të Nard Ndokës do të marrin përgjigje në Gjykata e Shkallës së Parë ku do të vendoset se kush do të jetë kryetar i PDK-së, ndërsa deputeti Ndoka do të marrë një herë e mirë mësimin se në PDK nuk ka vend për mashtrime.
PS: Ekonomia shqiptare në rënie
Ervin Bushati: “Sot bëjmë publik opinionin zyrtarë të forumit ekonomik botërorë që është tërësisht ndryshe nga ajo që deklaron kryeministri shqiptarë nga Stambolli. Ekonomia shqiptare konkurron pas standardeve afrikane duke u renditur në vendin e 108 nga 134 vende në klasifikimin e këtij forumi. Në renditjen e fundit që doli vetëm disa ditë më parë nga ky forum, ekonomia e Shqipërisë e krahasuar me vitin e kaluar ka rënë dhe 2 vende të tjera në tabelën klasifikuese”./tvklan.al