Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Shkëlqim Cani është përfshirë në debatet e fundit në lidhje me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe amnistinë fiskale. Në një koferenc për shtyp Cani ka mbështetur fuqimisht aktivitetin e FMN në Shqipëri, duke thënë se ajo nuk ka gabuar asnjëherë në sygjerimet e saj.

Shkëlqim Cani: “Që të marrësh mendim nga të tjerët, pra unë të marr mendim nga FMN-ja këtë duhet ta kërkojnë Shqiptarët kudo, pasi është një institucion deri diku teknik, që Shqipëria kur të arrijë në atë nivel që nuk do të ketë më nevojë për nivelet teknike të FMN unë do ta quaja fitore të madhe, por sot për sot me ndershmëri unë ju them qe nuk di një rast që FMN të këmbëngul mbas një mendimi të gabuar”.

As pro as kundër amnistise fiskale, ku duket të jetë qëndrimi i kreut të Bankës Qëndrore sipas të cilit zyrtarisht nuk mund të aplikohet amnistia e kapitaleve. Cani gjithsesi mendon se debatet janë të frytshme dhe aplikimi i amnistisë nuk do të ishte pa rezultate.

Shkëlqim Cani: “Unë nuk do ta quaja që ne e pranojmë amnistinë fiskale, unë e mendoj që ka efekte sepse nuk ka pasur vend në botë që të ketë bërë amnisti dhe të mos ketë pasur efekte”.

Një ndër sfidat e Bankës Qëndrore është lufta ndaj parasë informale jashtë bankave, për këtë çështje Banka Qëndrore i ka kërkuar qeverisë të kalojë në sistemet bankare të gjitha pagesat dhe arkëtimet e ndërmarrjeve shtetërore si KESH, ujësjellësi dhe telefonia fikse./tvklan.al