Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Zëvendësimi i veprimeve me para në dorë me transaksione bankare ishte në qendër të takimeve, që Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Shkëlqim Cani zhvilloi me komunitetin e biznesit, në Vlorë, Sarandë dhe Gjirokastër. Argument shqetësues është niveli i kesh-it në përqindje të konsiderueshme krahasuar me ekonomitë e zhvilluara dhe ato të rajonit është shprehur guvernatori Cani.
Të gjithë aktorët, institucionet dhe autoritetet publike, komuniteti i biznesit do të jenë më përfitues nëse i drejtohemi bankave, shtoi zoti Cani. Në këto qytete të jugut, guvernatori ka zhvilluar takime dhe ka ndarë të njëjtin shqetësim me përfaqësues të bankave të nivelit të dytë, por edhe me intelektualë dhe studentë.
Fushatën e zëvendësimit të veprimeve kesh me transaksione bankare, Banka e Shqipërisë e ka nisur që në muajin nëntor të vitit të kaluar./tvklan.al
Gazetare – Danjela Kostandini