Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili ndodhet për vizitë në vendin tonë për mbajtjen e bisedimeve me autoritetet shqiptare në kuadër të Artikullit IV.

Guvernatori Sejko i njohu përfaqësuesit e këtij misioni me zhvillimet më të fundit në ekonominë shqiptare, ku theksoi se treguesit kryesorë të stabilitetit ekonomik, monetar e financiar të saj, janë në një trend pozitiv zhvillimi.

Gjithashtu, Guvernatori theksoi se politika monetare e ndjekur nga Banka e Shqipërisë ka pasur një ndikim pozitiv në ruajtjen e ekuilibrave monetarë e financiarë të vendit.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar nënvizuan rolin pozitiv që ka pasur regjimi i lirë i kursit të këmbimit në amortizimin e goditjeve dhe theksuan nevojën e vijimit të tij në të ardhmen.

Tv Klan