Të rinjtë pushtojnë rrugët me maska të frikshme
Nata e Halloween e gjeti Tiranën gati për të larguar shpirtrat e ringjallur të të vdekurve. Të maskuar frikshëm, por të kuruar në detaje. Personazhi i Joker, shtrigat apo fantazmat mbeten më të preferuarat.
Festa është përqafuar nga të rinjtë shqiptarë, por ndryshe ndodh me më të rriturit. Ishte insistimi i Anisës që e ëma të bëhej pjesë e Halloween.
“Unë mendoj që njerëzit duhet ta merrnin pak me seriozisht, të lyheshin. Mua më pëlqen shumë si festë”, thotë ajo.
“Nuk më pëlqen fare po dola prej gocave. Nuk më pëlqen se nuk është festë që brezi im e ka festuar”, shprehet nga ana tjetër e ëma e saj.
Sipas traditës kelte në 31 Tetor zbresin në tokë shpirtrat e këqinj që kanë një peng. Për të larguar mallkimin prej tyre, njerëzit dekorojnë shtëpitë dhe mjediset e ndryshme me kunguj ngjyrë portokalli.
Tv Klan