Shqipëria luan të mërkurën ndeshjen e dytë ndaj Kroacisë për Euro 2024. Kuqezinjtë do të luajnë në Hamburg dhe siç e do zakoni tashmë edhe ky qytet pak nga pak po mbushet me tifozët e Shqipërisë.

Por mes mbështetësve të kombëtares sonë ka edhe amerikanë. Një të tillë e intervistoi gazetarja Viola Lito që ndodhet në Hamburg.

“Mbështes Shqipërinë sepse e dashura ime është shqiptare”, tha tifozi.

Të tjerë thanë se kanë mbërritur nga Amerika vetëm për të mbështetur kombëtaren.

“Kemi bërë 700 kilometra veç për t’i bërë suport Shqipërisë”, tha një tifoz tjetër.

Por ka edhe nga ata që dashurinë për vendin e kanë vizatuar në trup, si një tifoz i Shqipërisë nga Amerika që ka bërë tatuazh shqiponjën dykrenare./tvklan.al