Zv/presidenti i grupit europarlamentar socialist, Hannes Swoboda, shpreh qartë vlerësimin e tij se janë partitë e mëdha ato që duhet të marrin vendimet në parlament e sipas tij duan apo jo partitë e vogla një gjë e tillë nuk mund të kritikohet.
Kemi kërkuar konsensus dhe kjo është provë e saj. Sipas tij reforma zgjedhore është e nevojshme për një vend të vogël si Shqipëria për të shoshitur partitë eficente nga ato fantazma.
Hannes Swoboda u takua dhe me delegacionin e selisë rozë, kryesuar nga Edi Rama, i cili sipas Swobodës i kishte dhënë përshtypjen se ishte i gatshëm të bashkëpunonte me partitë e tjera opozitare.
Në fakt fokusi i vizitës tre ditore të kreut të Partisë Socialiste në Bruksel ishte Dialogu për Shqipërinë si proces i përballjes së eksperiencave më të mira përballë procesit reformues të një vendi që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel Rama u takua dhe me zv/presidentin e komisionit evropian, Gynter Veinhoigen, i ngarkuar gjithashtu për ndërmarrjen dhe industrinë në këtë institucion./tvklan.al
Gazetar: Arta Tozaj