Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Banka Italo-Shqiptare tani do të ketë degën e saj edhe në Shkodër. Zëvendësministrja e Financave Ardiana Berberi dhe ambasadori italian në Tiranë Massimo Januci, kanë prerë shiritin e inaugurimit të degës së BIA-s në qytetin verior. Të pranishëm në përurim ishin dhe kryetari i bashkisë së Shkodrës Artan Haxhi, si dhe mjaft sipërmarrës italianë, si dhe biznesmenë vendas.

“Uroj që kjo bankë, të jetë tepër e suksesshme të mbështesë jo vetëm biznesin, të mbështesë gjithë qytetin e Shkodrës, të jetë një nismë e mbarë edhe për të tjera mbështetje dhe ju uroj suksese dhe shpreh mirënjohjen edhe në emër të qytetarëve shkodranë, ndaj qeverisë italiane. Hapja e degës së bankës Italo-Shqiptare, e çon në 5 numrin e bankave të huaja që operojnë në Shkodër./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka