Ambasada e SHBA-së Tiranë shpalli sot hapjen e Dhomës Amerikane të Tregtisë. Vetë Ambasadori Amerikan Limpreht në fjalën e tij duke përkrahur biznesin dhe biznesmenët shqiptarë, tregoi dhe mënyrat dhe synimet që do të ketë Dhoma Amerikane e Tregtisë. Kjo Dhomë është e regjistruar ligjërisht në Gjykatë dhe do të vendoset në shkollën teknike “Harry Fultz”.
Së pari ajo do të synojë të rrisë biznesin mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Së dyti në sajë të këtij bashkëpunimi do të ofrohet dhe asistencë biznesi që është mjaft e nevojshme për vendin tonë dhe së treti do të jetë një zë i fortë për komunitetin në Shqipëri. Dhoma Amerikanë e Tregtisë është e qeverisur nga një bord drejtuesish dhe do të mbështetet nga pagesat e anëtarësisë.
Është e hapur për të gjithë biznesmenët shqiptarë pasi është vetëm një organizatë biznesi. E mbështetur dhe nga Banka Amerikane për stemën e saj, çdo gjë do të vendoset me konkurs./tvklan.al