Hapet nesër për qarkullimin e automjeteve Unaza e Madhe e Tiranës.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale ku tregohet se puna ka vijuar edhe gjatë natës me qëllim përfundimin e veprës në afat.

“Ndërkohë që kryeqyteti flinte, puna në kantierin e Unazës së Madhe nuk ndalet as gjatë natës së ftohtë” – shkruan Balluku.

Unaza e Madhe e Tiranës ka një gjatësi totale 28.7 kilometra. Shpejtësia e projektuar e lëvizjes është 90 km në orë.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, Unaza do te kishte përfunduar më shpejt, por një sërë faktorësh i penguan punimet.

Tv Klan