Lajme Arkiva 2003

Banka e Kursimeve, banka më e madhe në vend do të tentojë për të katërtën herë privatizimin. Nesër do të hapet tenderi ndërkombëtar ku do të konkurrojnë pas një fushate të gjerë mediatike austriakja Raiffeisen Bankë dhe hungarezja OTP Bank.

Nesër është tenderi për bankën e kursimeve, do të jetë i hapur apo jo?

Kastriot Islami: Nesër natyrisht që është i hapur do organizohet hapja e zarfeve ën mënyrë më transparente dhe pastaj do vazhdojë procedurën komisioni i vlerësimit.

Gazetarja: Cili është parashikimi juaj për privatizimin?

Kastriot Islami: Nuk mund të bëjë asnjë parashikim domethënë, jam optimist që do marrim pjesë bankat që kanë shprehur interesin dhe do jetë edhe komisioni që do vlerësoj dhe pastaj këshilli i ministrave do përcaktoj fituesin përfundimisht.

Ministri i Financave Islami është shprehur i sigurt për privatizim të suksesshëm të bankës së kursimeve, ndonëse ka publikuar disa muaj më parë edhe skenarë rezervë në rast të mos privatizimit. Të dy bankat konkurruese kanë ofruar të blejnë 100% të aksioneve të bankës së kursimeve. Ofertat financiare do të jenë decizive në shpalljen e fituesit.

Aktualisht banka e kursimeve disponon monopolin e depozitave në tregun bankar si dhe monopolin e bonove të thesarit./tvklan.al