Pas 4 vitesh punë dhe 40 milionë Euro ura e madhe në hyrje të Kukësit, pjesë e Rrugës së Kombit është hapur këtë fillim javë për qarkullimin e makinave.
Inxhinieri i kompanisë, që zbatoi këtë projekt të bërë nga arkitekti i njohur italian, Giorgio Rizzo, shpjegon detajet e kësaj vepre të veçantë për nga pamja e prodhuar e gjitha jashtë vendit.
Kryeministri që inspektoi përfundimin e punimeve ironizon akuzat që u artikuluan nga opozita për këtë investim.
Si Rama dhe zv/kryeministrja sollën në vëmendje që pavarësisht se paraardhësit e inauguruan Rrugën e Kombit, qeveria e tyre përfundoi të gjitha urat që ishin në projekt.
Rama nuk i shmang asnjëherë batutat për thinjat e Drejtuesit Politik të Qarkut Kukës.
Ura e re mbi lumin Drin ka 4 korsi dhe një gjatësi prej 310 metrash. Ajo ka dy bazamente prej betoni në brigjet e liqenit, ndërsa në të gjithë gjatësinë e saj është konstruksion metalik, me një hark të madh me bazë prej 270 metrash dhe lartësi prej 56 metrash.
Tv Klan