Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, më saktësisht në segmentin Milot-Rrëshen. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të Urës me Harqe.

Siç duket nga pamjet kamionçina dhe makina janë përplasur kokë më kokë. Mësohet se nga ngjarja kanë mbetur të lënduar tre persona të cilët janë dërguar në spitalin e Laçit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur menjëherë hetimet. Ndërkohë siç raporton gazetari Martin Marku, dy ditë më parë në të njëjtin vend mbetën të plagosur pesë persona, mes të cilëve katër gra./tvklan.al