Pas dyshimeve se krokodili mund të kishte ngrënë një djalë 8 – vjeçar, banorët e një fshati në Zimbabve e vranë zvarranikun dhe i çanë barkun.

Fatkeqësisht, dyshimet e tyre kishin qenë të drejta. Ata zbuluan pjesët e trupit të të miturit në barkun e krokodilit gjigant.

E gjithë ngjarja u filmua nga dëshmitarë, në fshatin Mushumbi Pools në veri të Zimbabve.

Pjesët e trupit të të miturit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur u nxorrën nga barku i krokodilit dhe ai u varros në një ceremoni ku morën pjesë shumë banorë të fshatit.

Siç shkruan e përditshmja “Mirror”, Zimbabve është prekur kohët e fundit nga reshje të dendura shiu, që kanë rritur nivelin e lumenjve. Kjo ka bërë që bashkë me ujin, krokodilët të dalin në zona ku zakonisht nuk shfaqen./tvklan.al