Ky është momenti kur një krokodil rreth 3 metra i gjatë u kap në kamera teksa tërhiqte zvarrë në mes të rrugës prenë e tij.

Daniel Martin dhe djali i tij po udhëtonin në Karolinën e Jugut, kur dalluan zvarranikun duke ecur dalëngadalë në autostradë. Ata u detyruan të ndalonin dhe pritën derisa krokodili u largua.

Videoja e postuar në internet është bërë virale. Distanca e largët e bëri të vështirë që Martin të shihte se çfarë kishte kapur krokodili, ndërsa pasi u largua, e gjithë rruga ku kaloi ishte e lyer me gjak.

Përgjatë muajit Maj dhe Qershor është diçka e zakonshme të shohësh krokodilë në juglindje të SHBA. Kjo pasi është maja e sezonit të çiftëzimit dhe ata kërkojnë në mënyrë aktive për femra.

/tvklan.al