Disa policë në Rusi janë përballur me një krokodil gjigant pasi po ndërmerrnin një operacion për sekuestrim armësh dhe eksplozivësh. Oficerët e policisë përjetuan një moment horrori dhe pronari i apartamentit Pavel Baranenko, tha me qetësi “është një krokodil Nili”, ndërsa kafsha e egër zvarritet në pellgun me baltë.
Barmy Baranenko e kishte mbajtur krijesën si një kafshë shtëpiake për dhjetë vjet, në bodrumin e tij ku e ushqente atë me minj.
Sipas
The Sun
40 vjeçari u arrestua në vendngjarje me dyshimin për posedim ilegal të armëve pasi policët në Shën Petersburg gjetën një depo të mbushur me eksplozivë ushtarakë. Sipas mediave lokale bodrumi i Baranenko ishte i mbushur me 20 eksplozivë, një predhë artilerie, një minë anti-tank, 40 pushkë AK-47 dhe njëqind karikatorë plumbash me gjatësi 7.62mm.
Krokodili 2 metra u gjatë dërgua menjëherë në një stacion lokal të policisë nga disa stërvitës kafshësh.
Krokodilat e Nilit mbahen në vende me klimë shumë më të ngrohtë se sa qyteti rus, ku temperaturat e dimrit zakonisht zbresin deri në -10 ° C. Fati i zvarranikut gjigand do të vendoset nga një zyrtar lokal përgjegjës për mirëqënien e kafshëve pasi një kopsht zoologjik refuzoi ta merrte atë./tvklan.al