Në një konferencë për mediat, Ramush Haradinaj ka thënë se tani Gjermania dhe Franca kanë marrë në duar të sigurta procesin e dialogut pas Samitit të Berlinit.
Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës:
Mogherini tha në Tiranë hiqeni taksën se ua ndaj Kosovën menjëherë. Është hequr nga duart e Mogherinit dhe s’ka rrezik për ndarje, e ka një stabilitet.
Haradinaj ka thënë se Amerika s’është tërhequr asnjëherë me rolin e saj në proceset në Kosovë teksa ka shtuar se ajo e vlerëson vet kur të marrë përgjegjësitë në proceset e caktuara.
Sipas tij, Kosova s’ka përjashtuar asnjëherë Shtetet e Bashkuara nga proceset e saj dhe as që do të mund të bëjë ndonjë gjë të tillë.
I pyetur të komentojë pjesëmarrjen e ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, në iftarin e shtruar nga presidenti amerikan Donald Trump dhe deklarimet e mëparshme se “Çitaku është ambasadore e Thaçit”, Haradinaj tha se bëhet fjalë për raporte të popujve dhe jo të individëve.
Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës:
Temat e interesit nacional, shumica e ambasadorëve s’i kanë paraqitur si kryeministri. Ka pas ndarje të brendshme, besoj se e dinë secili që është mirë të konsultohemi për të shkuar me qëndrime të caktuara.
Takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të mbahet në korrik në Paris me ftesë të presidentit francez.
Tv Klan