Kamala Harris pranon humbjen në zgjedhjet presidenciale të 5 Nëntorit. Këtë e bëri publikisht përpara mbështetësve të saj të mbledhur në oborrin e Universitetit Hauard në Nju Jork.

“Në kombin tonë, ne nuk i qëndrojmë besnik apo partisë, por kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, ndërgjegjes sonë dhe Zotit. Duke i qëndruar besnike këtyre të trejave, unë pranoj humbjen në këto zgjedhje, por nuk heq dorë nga beteja që ushqeu këtë fushatë”.

Informoi mbështetësit se kishte komunikuar edhe në telefon me rivalin republikan për t’i uruar fitoren.

“I telefonova Trumpit dhe e urova për fitoren. I thashë se do të angazhohemi në një transferim paqësor të pushtetit dhe se unë do ta ndihmoj në këtë proces”.

Megjithatë, premtoi se beteja për të mos e lënë Amerikën të zhytet në kohë të errëta dhe në mbrojtje të të drejtave të njeriut do të vazhdojë.

Më herët, edhe vetë Presidenti Joe Biden i telefonoi pararendësit dhe pasardhësit të tij në krye të Shtëpisë së Bardhë për ta uruar për fitoren.

Si zv/presidente, Kamala Harris ka për detyrë që më 6 Janar 2025 të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve dhe të drejtojë mbledhjen e Kolegjit Zgjedhor ku rivali i saj Donald Trump do të shpallet president.

Tv Klan