Harry Kane do të jetë mungesa e madhe e Bayern Munich në javën e fundit të Bundesligës. Sulmuesi anglez ka pësuar një dëmtim në shpinë, gjithsesi do të udhëtojë drejt Hofenhejm për duelin që ul siparin e kampionatit gjerman.
Kjo për shkak se Kane do të marrë çmimin si golashënuesi më i mirë në Bundesligën pasi deri më tani ka shënuar 36 herë. Një distancë prej 10 golash nga Guirassy i Shtutgartit duke qënë komod drejt trofeu të parë individual në Gjermani.
Pavarësisht se është sulmuesi më efikas në Europë këtë sezon, Kane gjendet larg rekordit të Robert Leëandoëski në kampionatin gjerman, me 41 gola arritur në vetëm 29 ndeshje.
Pasi përfundoi shumë pas kampionit të pamposhtur, Bayer Leverkusen dhe dështoi të ngrejë ndonjë titullin me fanellën e Bayernit, gjë e rrallë për bavarezët, fokusi i Kane tani do të jetë në rikuperimin për në Kampionatin Europian 2024. Anglia është një nga favoritët për të shkuar deri në fund të turneut, krahas Francës dhe Portugalisë.
Klan News