Ministria e Ekonomisë do të hartojë një strategji për mbrojtjen e konsumatorëve. Këshilli bashkërendues i mbrojtjes së konsumatorëve ka hedhur për diskutim pikat e kësaj strategjie. Sipas ministrit të Ekonomisë Anastas Angjeli, strategjia për mbrojtjen e konsumtorëve dhe mbikqyrjen e tregut është kusht për integrimin evropian.

Anastas Angjeli: “Çështja më kryesore, besoj, e këtij programi ,sikurse e theksuam dhe në mbledhjen e mëparshme, ishte dhe mbetet hartimi i strategjisë kombëtare për mbrojtjen e konsumatorëve dhe për mbikqyrjen e tregut. Hartimi i kësaj strategjie të lihet për këtë periudhë duke reflektuar në të njëjtën kohë edhe eksperiencën e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, duke e parë hartimin e kësaj strategjie në funksion edhe të objektivave që ne kemi për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke u nisur edhe nga diskutimet që ne zhvillojmë për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit.” /tvklan.al