Intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Bonjë Herzegovinës zunë vend në takimin mes dy ministrave të jashtëm, Igli Hasani dhe Elmedin Konakovic.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, shefi i diplomacisë shqiptare Hasani kërkoi rivlerësim të qëndrimit të Bonjë- Herzegovinës lidhur me anëtarësimin e Kosovës në nismat rajonale.
“Si vende fqinje në rajon, por edhe si realitete gjeopolitike të shekullit të ri në funksion të paqes dhe stabilitetit në hapësirën tonë të përbashkët, por edhe në një kontekst më të gjerë, lypset që Kosova të këqyret në një optikë bashkëkohore, realiste e pragmatike.”
Për ministrin e Jashtëm të Bosnjë-Hercegovinës, Elemedin Konakovic, bashkëpunimi i Ballkanit Perëndimor mbetet thelbësor në ruajtjen e paqes. Në emër të qeverisë së tij, ai falenderoi Shqipërinë për mbështetjen dhënë përmes rezolutës së miratuar nga parlamenti ku dënohet genocidi serb në Srebenicë.
“Të gjithë duhet të jenë në dijeni të atyre që kanë ndodhur në Srebrenicë. Të gjitha këto aktivitete shërbejnë për të ruajtur paqen e sigurinë në këto momente.”
Dy ministrat e jashtëm u ndalën edhe tek procesi i integrimit europian, duke vlerësuar përpjekjet dhe hapat e deritanishëm të Shqipërisë dhe Bonjë Hercegovinës.
Tv Klan