Menaxheri i futbollit Sokol Haxhia tha gjatë emisionit “Kampionët” se nuk do të ishte logjikë që anglezët të tentoni të çonin ndeshjen finale me penallti duke u referuar tek histori, ku Tre Luanët kanë humbur shumë raste.

Sokol Haxhia: Southgate është personi që për mendimin tim i peshon më tepër kjo finale sepse për ekipin që ka pasur, për organikën nuk ka marrë rezultate. Ai është përgjegjësi kryesor që do të marrë meritat në rast fitoreje dhe kritikat nëse nuk fiton. Unë mendoj se çdo gjë do të bëjë Anglia dhe nuk do të lejojë që të shkoje ndeshja me penallti. Nuk ka logjikë që ta çojnë ndeshjen me penallti pasi herën e fundit e humbën me penallti. Spanja sulmon shumë, duhet të jetë edhe Anglia një ekip “spektakolar” për të mos shkuar tek gjuajtja e penalltive.

/tvklan.al