Bashkia: Banorët të zgjedhin hapësirën përreth pallatit
Me heqjen e depozitave disa familje janë përballur me mungesë uji të pijshëm. Por, bashkia e Tiranës thotë se depozita e përbashkët mund të vendoset kudo rreth pallatit , pa cënuar hapësirat publike për shërbim.
“ Në pallatet që kanë administrator ia kemi ngarkuar administratorit këtë detyrë që të vendosë bashkë me banorët. Atje ku nuk ka administrator ka një kryesi banorësh dhe ajo 10 % e pallateve është asambleja e pallateve. Po konsultohemi për gjetjen e një vendi të përshtatshëm në ish-vendstrehimet, në oborr, në një pjesë të hyrjes të papërdorshme, në një shtesë , mund të sakrifikojmë një vend parkimi të një makine”.
Pas 31 janarit për ata që nuk kanë hequr depozitat do të ketë masa administrative.
“Kjo fazë do të shoqërohet me sanksione dhe masa ashtu siç përcakton ligji”.
Për të vendosur një depozitë të përbashkët, banorët mund të përfitojnë edhe nga leja e përshpejtuar .
Tv Klan