Ministri i Brendshëm Taulant Balla, kërkoi që policia dhe prokuroria të vazhdojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen në Lushnje ku një shpërthim i mori jetën 2 personave, babë e bir, dhe plagosi 7 të tjerë. Balla tha se “kukuvajkat e politikës” duhet t’i lenë autoritetet që të bëjnë punën siç duhet.

“Është shumë e rëndësishme që policia dhe prokuroria të vazhdojnë hetimet. Më vjen mirë që policia e shtetit në raportimin paraprak ka identifikuar disa elementë të disa veprave penale që tashmë duhen hetuar thellësisht nga prokuroria dhe dua që t’i kërkoj kukuvajkave të politikës që të le të lenë policinë e shtetit dhe prokurorinë të bëjë punën si duhet”, tha Balla.

Kujtojmë se shpërthimi në Lushnje i mori jetën Roland e Elidon Hoxhës, babë e bir. Si pasojë e ngjarjes mbetën të plagosur 7 persona, mes tyre edhe deputeti Bujar Çela.

Deri më tani nuk rezulton që shpërthimi të ketë ardhur nga kontakti me linjën e tensionit të lartë. Për këtë arsye po vijojnë hetimet për të zbuluar saktësisht se çfarë ndodhi të premten e 1 Marsit./tvklan.al