Shkon në tre numri i të arrestuarve që dyshohen për vrasjen e presidentit të klubit të futbollit Vllaznia, Myftar Çela. Për ngjarjen që ndodhi disa ditë më parë në qytetin Tuz të Malit të Zi, tashmë janë në kontakt të vazhdueshëm me hetuesit Malajzez dhe përfaqësues të Policisë Shqiptare. Burimet zyrtare të Policisë së Shkodrës pohuan për televizionin Klan se deri tani janë zhvilluar dy takime në Mal të Zi, mes oficerëve të policisë sonë dhe të vendit fqinj. Një takim në nivel drejtuesish të të dy policive pritet të zhvillohet së afërmi, pohojnë të njëjtat burime.

Bajram Çunmulaj, i njohur si biznesmen në Malin e Zi dhe mik i viktimës Myftar Çela, u vetdorëzua disa orë pas ngjarjes, po ashtu edhe vëllai i tij bashkimi. Motivi i kësaj dyshohet të jetë konflikti për interesa financiare, ndërësa personi i 3 i arrestuar së fundi, mësohet të ketë bashkëpunuar në këtë ngjarje.

Presidenti i klubit të futbollit Vllaznia u përcoll dje për në banesën e fundit, ai njihej si një nga biznesmenët më të fuqishëm në zonat veriore të Shqipërisë dhe më pare i ishtë rrezikuar jeta nga persona të ndryshem./tvklan.al