Në breg e prisnin fëmijë të shumtë të cilëve u dha dhurata. Të vegjëlit ishin ata të cilët e shijuan më shumë këtë atmosferë që ndodh për herë të parë në Himarë.

Edhe qytetarët e vlerësojnë këtë aktivitet të veçantë. Për këto ditë bashkia ka një kalendar të pasur me aktivitete që synojnë tërheqjen e sa më shumë vizitorëve.

Një prej këtyre organizimeve ishte edhe ky panair që bëri bashkë artizanë nga gjithë Shqipëria. Në të u ekspozuan produkte e gatime të ndryshme.

Klan News