Me 2024 që po shkon drejt fundit dhe me 2025 që po vjen, e gjithë vëmendja është te merkatoja e dimrit. Shumë klube kanë mundësi që të arrijnë akorde me emra të mëdhenj të futbollit me kontrata e tyre që po përfundojnë.
Te Liverpuli janë tre futbollistë të cilët mund të largohen në verë. Ylli i Liverpulit Mohammed Salah është më tërheqësi, por dhe dy shokët e tij të skuadrës Alexander-Arnold dhe van Dijk gjithashtu nuk do të kenë vështirësi për të gjetur një ekip të ri.
Në të njëjtën situatë është edhe Bayern Munich ku të paktën tre lojtarë janë me “valixhe në duar”, Kimmich, Sane dhe Davies.
Kontrata i përfundon edhe yllit argjentinas, Leo Mesi në fund të dhjetorit. Por edhe Cristiano Ronaldo do të jetë në treg, pasi kontrata i përfundon në verën e 2025-ës, ashtu si edhe yllit brazilian Neymar.
Por sipas mediave të huaja, argjentinasi dhe portugezi do të vazhdojnë bashkëpunimin me klubet e tyre.
Në listën e lojtarëve që janë futur në vitin që u përfundon kontrata janë edhe yje si Kevin De Bruyne i Manchester Cityt, Paulo Dybala i Romës, Heung-min Son i Tottenham apo edhe Harry Maguire i Manchester Unitedit.
Klan News