Me rastin e pagëzimit të qytetit me emrin “Stalin”, ka ardhur shoku Enver Hoxha.

1950-ta ishte viti kur Kuçova qyteti i naftëtarëve, u pagëzua me emrin “Qyteti Stalin”. Histori me zhurmues na rikthen sërish në kujtesë këtë vit, për të na treguar se si pushteti angazhoi gjithë qytetarët të punonin ditë e natë pa pushim, për të përfunduar brenda afatit sheshin ku do të vendosej monumenti i udhëheqësit sovjetik.

Hollësi nga kjo histori do të na e rrëfejë Koço Kuta, një qytetar i Kuçovës.

Nga Kuçova në Korçë në krijimin e teatrit profesionist të qytetit, për të na rrëfyer për origjinën e kësaj tradite që vazhdon edhe sot, gazetari Pandi Laço, ka ftuar në emision në histori me zhurmues Koço Qendron, aktor i teatrit, njeriu që arkivoi vlerat e kësaj trupe.

Një tjetër histori e viti 1950 është dhe ajo e Habib Muhës, që në moshën 13 vjeçare u nis vullnetar në hekurudhën Peqin-Elbasan. Një arsye e volitshme për të takuar motrën e internuar./tvklan.al