Lajme Arkiva 2003
Quhet Marsel Bajarmi është 12 vjeç nga Lushnja dhe aktualisht jeton në shtëpinë e fëmijës orët fatlume në Elbasan. Historia e djaloshit nis që kur ai erdhi nga një lidhje jashtë martesore ndërsa nuk dihet se kush është i ati. E ëma e Marselit Anita Bajrami është gjetur e vrarë në vitin 1997 në Thumanë të Lushnjes.
Më pas për Marselin u kujdes gjyshja e tij deri sa vdiq. Pas kësaj periudhe për Marselin u kujdes një shtetas kanadez. Ai filloi edh procedurat e birësimit të djalit për ta marrë atë në Kanada por këto përpjekje nuk u finalizuan mirë dhe Marseli 12 vjeçar u strehua në shtëpinë e fëmijës.
Lidhur me këtë çështje është interesuar vetëm pak ditë më parë komiteti shqiptar i birësimit sipas të cilit procedurat për birësimin e djalit do të vazhdojnë. Megjithatë vetë Marseli dëshiron të mos largohet nga Shqipëria.
Marsel Bajrami: Këtu janë shumë miq, po rri me shokët dhe shoqet. Mësueset i kam shumë të mira, më mësojnë. Kur bëj ndonjë gabim më qortojnë nuk kam ndonjë gjë tjetër. Më pëlqen të rri këtu. Mund të iki jashtë shtetit./tvklan.al