Në mbrëmjen e sotme të “Histori me Zhurmues”, të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço, u ndalëm në vitin 1961. Si pasojë e prishjes së dashurisë me Bashkimin Sovjetik, dolën një numër i madh njerëzish të pakënaqur, si dhe u shtua fluksi i arratisjeve dhe tentativave për arratisje.
I ftuari i parë për sonte ishtë Shaban Doçi, i cili në krye të një grupi prej 4 vetësh bëri një përpjekje të dështuar për t’u arratisur, pasi ra në kurthin e forcave të ruajtjes së kufirit. Gjykimi, burgu dhe më pas internimi në Rrëshen ishin disa nga momentet ku u ndal gjatë rrëfimit në “Histori me Zhurmues”.
Nga gjendja që u krijua pas prishjes me Bashkimin Sovjetik, u krijua iluzioni se në Shqipëri do të kishte ndryshime në drejtim të një liberalizimi. Për t’i paraparirë këtyre ndryshimeve një grup personash me prirje liberale, midis tyre edhe Pjetër Arbnori, me qendër në Tiranë, vendosën të krijojnë një parti të re. Organizimi, zgjerimi, rënia në dorë të organeve të diktaturës dhe dënimi i këtij grupimi erdhi në “Histori me Zhurmues” nëpërmjet rrëfimit të Tanush Kasos, njërit prej ideatorëve të këtij grupimi.
Siç dihet strehimi ka qenë një moment i rëndësishëm i familjes shqiptare. Këtë moment e pasqyroi i ftuari i tretë, Rudi Ikonomi, i cili ishte një prej protagonistëve të kronikave të kohës. /tvklan.al