Ushtarët e UÇK-së kanë vendosur kusht për lirimin e 8 ushtarëve serb të kapur ditë më parë. Ata kërkojnë nga Beogradi lirimin e 14 anëtarëve të UÇK-së të kapur nga serbët gjatë ofensivës serbë të dhjetorit në këmbim të 8 ushtarakëve serbë të kapur të premten. Gjithashtu UÇK-ja deklaron se është e gatshme që të zhvillojë procedurat e shkëmbimit të pengjeve sipas rregullave ndërkombëtare.

Beogradi nga ana tjetër ka rritur forcën ushtarake në Kosovë duke instaluar të tjera mjete të armatosura kryesisht në veri-perëndim të saj. Shefi i diplomacisë ndërkombëtare paralajmëroi sot se durimi i autoriteteve të Beogradit ka kufi në çeshtjen e 8 ushtarëve beogradë të kapur peng në Kosovë nga UÇK-ja.

Autoritetet jugosllave janë treguar shumë të përmbajtur në këtë çeshtje deklaroi Jevanoviç shtypit pas një bisede të zhvilluar me kolegun e tij norvegjez. Vëzhguesit e e OSBE-së po vazhdojnë punën e tyre për ndërmjetësimin e situatës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Solana shprehu sot shpresën se OSBE-ja do të gjejë një zgjidhje për të liruar sa më shpejt 8 ushtarët serbë./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori