Më 8 Shtator të vitit 2025, Tirana do të jetë qendra e futbollit të Europës. Në mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të institucionit të futbollit europian u morën disa vendime të rëndësishme.
Për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, qeveria e UEFA do të zhvillojë një mbledhje zyrtare në Tiranë, nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Për FSHF-në, ky zhvillim historik është një dëshmi e rritjes së ndikimit të Shqipërisë në futbollin europian.
Në Pragë u aprovua strategjia e re e UEFA-s për futbollin e vajzave 2024-2030, si dhe u përcaktua fondi i solidaritetit për klubet që nuk marrin pjesë në garat e UEFA-s për periudhën 2024/27
Duke qenë se finalja e Ligës së Kampioneve 2027 nuk do të zhvillohet në stadiumin’ San Siro’ për shkak se komuna e Milanos nuk ka garantuar rinovimin e stadiumit, Komiteti Ekzekutiv vendosi që të hapë sërish procesin e kandidimit për qytetin pritës.
Vendimi përfundimtar do të merret në periudhën Maj-Qershor 2025.
Klan News