Federata Shqiptare e Futbollit, ka shtuar një tjetër fushë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Ka përfunduar me sukses ndërtimi i mini-fushës me bar artificial, punimet për të cilën nisën më 31 Janar dhe përfunduan më 10 Mars.

Kjo fushë është tashmë gati për të pritur aktivitetet e ekipeve kombëtare dhe evente të ndryshme sportive, ndërsa ditën e djeshme akademia ‘Elite Youth’ ka zhvilluar stërvitje në ambientet e reja.

Ky është investimi i tretë i këtij lloji brenda kompleksit të “Shtëpisë së Futbollit”, i cili po shndërrohet në një qendër multifunksionale. Paralelisht, vijojnë me ritme të larta punimet për fushën e katërt me bar natyral, që do të plotësojë më tej kapacitetet e këtij kompleksi.

Në vijim të zhvillimeve infrastrukturore, së shpejti pritet të nisin edhe punimet për ndërtimin e hotelit të ekipeve kombëtare. Një projekt i rëndësishëm që do të sigurojë kushte optimale akomodimi për ekipet përfaqësuese.

/tvklan.al