Shermen Valijev bën histori duke i siguruar Shqipërisë medaljen e parë në Lojërat olimpike.
Mundësi i peshës deri 74 kilogramë në stilin e lirë triumfoi në duelin për medaljen e bronzit ndaj Viktor Rashadin të Taxhikistanit mbrëmjen e së shtunës.
Valijev dominoi sfidën, duke qëndruar gjatë gjithë kohës në kryesim dhe e mbylli me rezultatin 6 – 2 me pikë.
Shermen Valijev është rus i natyralizuar shqiptar. 26-vjeçari nga Osetia e Jugut e Rusisë iu bashkua ekipit shqiptar në vitin 2024, duke qenë pjesë e ekipit të mundjes së Sport Klub Tiranës.
Ai është shpallur kampion bote kur përfaqësontë Rusinë për U-23 në kampionatin e zhvilluar në vitin 2021 dhe fitues i disa medaljeve ndërkombëtare.
Kjo është medalja e parë e Shqipërisë si pjesëmarrëse në 10 Lojërat Olimpike në histori.
Por ekipi olimpik shqiptar në Paris ka edhe një tjeter mundësi të arte që të fitoje një tjetër medalje. Kjo pasi mundësi tjetër, Islam Dudajev i peshës deri 65 kilogramë në stilin e lirë fitoi të drejtën të garojë për bronzin, pasi iraniani Amuzad-Halili që e mundi siguroi finalen.
Dudajev do të përballet të dielën me amerikanin Reterford dhe nëse fiton do të ketë mundësinë që të zhvillojë duelin për medaljen e bronzit me Musukajev të Hungarisë.
Tv Klan