Ish- kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar lidhur me lajmin se autoritetet holandeze kërkojnë rivendosjen e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë, duke kushtëzuar kështu lëvizjen e tyre në hapësirën Shengen.

Topalli nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ajo fajëson kryeministrin Edi Rama duke thënë  “Përgjegjësia për këtë kërcenim serioz ka përgjegjës vetë PM Rama, që ka hyrë në histori si i forti i Tiranës, që drogën e bëri politikë ekonomike të tij.

Statusi i plotë:

Policia Holandeze kërkon kthimin e vizave për shqiptarët.

Sot në të gjitha mediat është shpërndare lajmi i kërkesës së Policisë Holandeze për kthim të vizave për shqiptarët.

Ky lajm vjen brenda një muaji, kur Franca terhoqi vëmendjen dhe thirri Ministrin e jashtëm Shqiptar për të njëjtën çështje.

Kur në parlament kam paralajmëruar se rritja e krimit dhe trafiqeve të drogës mund të rrezikoje lëvizjen e lirv, i forti i Tiranës përmes ministrit të tij të jashtëm e përjashtoi me nënqeshje.

Sot liria e lëvizjes është me e kërcënuar, dhe kjo do ishte “colpo di grazia” për një vend në dëshpërim, ku 56% e popullsisë duan të ikin, sepse nuk shohin perspektive ne tokën e tyre.

Heqja e vizave ishte një ndër arritjet më të mëdha të kohës. Ishte ëndrra e një populli të izoluar në dekada.

Lajmi për rrezikun e kthimit të regjimit të vizave është i zi.

Përgjegjësia për këtë kërcenim serioz ka përgjegjës vetë PM Rama, që ka hyrë në histori si i forti i Tiranës, që drogën e bëri politikë ekonomike të tij./tvklan.al