Monumentet ekspresive të krijuara do ta kthejnë do ta kthejnë gjithnjë mes të gjallësh. Kjo është ajo që ndjejnë familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët e ngushtë, të Skulptorit të Popullit Shaban Hadëri, që në mesditë i dhanë lamtumirën e fundit, për ta ruajtur në kujtesë, si artistin që i dhuroi tërë jetën artit monumental shqiptar, më vepra që i  japin jetë shesheve tona.

Vilson Kilica: “Largimi nga jeta e Shaban Hadërit për artin shqiptar, për skulpturë shqiptare  është më të vërtetë një dhimbje dhe një humbje e madhe. Unë Shabanin e kam pasur shok të ngushtë që nga fëmijëria”.

Në homazhet e mbajtura në Galerinë Kombëtare të Arteve nuk munguan edhe krerë të politikës. kryeministri Sali Berisha, kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe kryebashkiaku Edi Rama edhe këtë herë me pak minuta largesë në protokoll.

Sali Berisha: “Shaban Hadëri ndahet si një nga korifejtë më të mëdhenj të artit dhe skulpturës shqiptare. Me talentin, përkushtimin, atdhetarinë e tij, i la vendit dhe kombit një trashëgimi jashtëzakonisht të pasur dhe të çmuar”.

Edi Rama: “Është një keqardhje e veçantë dhe e dyfishtë, qoftë për atë që Shaban Hadëri përfaqëson për të gjithë, si një artist, edukator i shumë brezave artistësh, qoftë për atë që ai përbën në kujtimet e jetës time”.

Në mbi 40 vite karrierë veprat e skulptorit Hadëri të mbajnë pezull më plasticitetin e figurës, si shtatorja e Isa Boletinit, apo veprat e mëdha kolektive, si monument i Pavarësisë në Vlorë, ai i “Nënës Shqipëri”, si bashkautor me Kristaq Ramën e Mumtaz Dhramin. Një jetë e tërë kushtuar monumenteve./tvklan.al