Dhimbjen dhe solidaritetin me te madh njerëzor e njëherazi politik kane përcjelle mbi dy ore homazhe për nder te katër policive te rene ne krye te detyrës.

Qindra e qindra uniforma blu, politikane qytetare, i janë bashkuar dhimbjes se familjareve ne ditën e shpallur zi kombëtare.

Kryeministri Berisha e cilësoi një përpjekje heroike ne luftën kundër krimit, aksionin policor qe fatkeqësisht mori jetën e Fatos Xhanit, Altin Dizdarit, Kastriot Feskajt dhe Sajmir Duçkallarit.

Kryetari i qeverise u përul me nderim përpara trupit te pajete te katër policeve si dhe takoi familjaret e tyre te ngërthyer ne dhimbje te thelle nga kjo humbje e madhe. 

Ne deklarimin e tij për median me një shfaqje te dukshme te hidhërimit mbi ngjarjen, kryeministri Berisha tha se vendi humbi katër heronj.

Sali Berisha: “Përcjellim sot katër bij të shquar të kombit, të cilët ranë në krye të detyrës për të bërë jetën më të sigurt. Fatosi, Kastrioti, Saimiri dhe Altini nuk janë më. Ranë në një operacion ndaj njërit prej kriminelëve më të rrezikshëm, Dritan Dajti. Ishte një kërcënim i madh me rrjetet kriminale që drejtonte brenda dhe jashtë vendit. Humbja e jetës së tyre është jashtëzakonisht e rëndë dhe e dhimbshme”.

Kryeministri Berisha theksoi se pavarësisht këtyre ngjarjeve, asgjë nuk do te ndale përpjekjet e shtetit për të luftuar edhe me ashpër krimin e organizuar.

Sali Berisha: “Ky krim i shëmtuar i një bande kriminale, e cila do të marrë ndëshkimin më të madh nga organet e drejtësisë, kam bindjen më të thellë se nuk do të cenojë aspak vendosmërinë e forcave tona të rendit për t’i dhënë kriminelëve dhe krimit të organizuar përgjigjen me zero tolerancë sikundër gjer sot. Ai ia doli të këpusë jetët e tyre, por verdikti dhe ligji do të veprojnë ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij me ashpërsinë më të madhe. Edhe një herë unë dua të shpreh ngushëllimin tim më të thellë fëmijëve, familjarëve, bashkëshorteve, prindërve, shokëve, kolegëve dhe miqve të Fatosit, Saimirit, Kastriotit, Altini, t’u shpreh mbështetjen më të plotë forcave të rendit për të gjithë vendosmërinë e tyre për të shtypur krimin e organizuar me zero tolerancë”.

Presidenti i republikës, Bamir Topi, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, anëtarë te kabinetit qeveritar, politikane të ndryshëm kane zhvilluar homazhe për nder te viktimave.

Ne deklarimet e tyre mediatike ata i shprehen ngushëllimet me te sinqerta familjareve, si dhe theksuan nevojën për përgjigje te ashpër ligjore ndaj krimit.

Bamir Topi: “Përpara se të ishin oficerë, ishin qytetarë të këtij vendi, qytetarë të devotshëm…”./tvklan.al