Sot mijëra nxënës dhanë provimet e maturës
Me maska në fytyrë, mbi 3 mijë maturantë në Hong Kong japin provimet përfundimtare të shkollës së mesme. Ata ishin të parët në botë krahasuar me vendet e tjera që zhvilluan provimet përfundimtare të shkollës së mesme ditën e sotme.
Gjithçka është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie për sigurinë e jetës së nxënësve ku robotët kanë matur temperaturën e pjesmarrësve.
Rikthimi ne ambientet e shkollës vjen pasi këta nxënës kanë qëndruar në shtëpi për të paktën 3 muaj. Nxënësit u urdhëruan që të mbanin maska në fytyrë.
Provimi përfundimtar i shkollës së mesme u dha me një vonesë katër-javore pasi ra numri i rasteve të reja të koronavirusit. Numri i përgjithshëm në vend është rreth 52,000 nxënës që duhet ta japin këtë provim deri me 24 Maj.
Hong Kongu mbylli shkollat që nga fundi i Janarit. Në qytetet u raportuan sot edhe dy raste të tjera të koronavirusit duke regjistruar në total 1,036 raste, ndërsa 4 persona kanë vdekur.
Tv Klan