Nëse jeni duke kërkuar mënyra natyrale, për të mbajtur lëkurën dhe flokët të shëndetshëm, të bukur dhe me shkëlqim, ju duhet të provoni të përdorni hudhrën.
Hudhra njihet për vlerat e saj të jashtëzakonshme. Ju mban të fortë, të shëndetshëm dhe rrit mirëqenien tuaj të përgjithshme.
Ndërsa shumë njerëz e dinë që hudhra është e shkëlqyeshme për trajtimin e sëmundjeve, kryesisht ftohjen e zakonshme, kollën e butë dhe infeksionet e mushkërive, shumë pak janë të vetëdijshëm për vetitë e saj çudibërëse edhe në lëkurë.
Trajtimi i akneve
Hudhra ka veti anti-bakteriale, të cilat mund të bëjnë të mundur largimin e baktereve që shkaktojnë aknet. Kështu që, nëse keni akne në fytyrën tuaj, merrni dy thelpinj hudhër dhe shtypini ato, shtoni një lugë gjelle mjaltë dhe pak kos.
Përziejini përbërësit siç duhet, derisa të bëhet një masë e trashë. Pastaj aplikojeni në zonën e akneve dhe lëreni të qëndrojë për 10-15 minuta. Më pas lajeni me ujë. Bëni këtë çdo ditë dhe shihni që fytyra juaj do të pastrohet nga puçrrat. Njëkohësisht largon edhe skuqjen e shkaktuar nga inflamacioni.
Trajtimi i zbokthit
Zbokthi nuk është vetëm i bezdisshëm, por edhe shumë i dëmshëm. Nëse dëshironi që flokët tuaj të kenë një volum natyral dhe të shpëtoni nga zbokthi, shtypni një thelpi hudhër dhe shtoni pak vaj ulliri në të dhe i ngrohni në një flakë të ulët. Më pas lëreni të ftohet pak dhe masazhojeni në mënyrë të barabartë në lëkurën e kokës. Pasi të keni mbaruar, lani flokët. Kjo jo vetëm bën të mundur heqjen e zbokthit, por edhe nxit rritjen e flokëve gjithashtu.
Thonjtë e verdhë
Thonjtë mund të fillojnë të kthehen të verdhë për një sërë arsyesh. Një nga arsyet është përdorimi i shpeshtë i acetonit. Kjo mund të dëmtojë thonjtë dhe të ndikojë në shëndetin e tyre. Për të evituar këtë shtypni disa thelpinj hudhër dhe i vendosni ato në thonj. Lëreni ashtu për dy deri në tre minuta dhe më pas fshijeni me një copë të butë. Aplikojeni atë të paktën dy herë në javë, për rezultate më të mira dhe efektive./tvklan.al