Një person humbi tragjikisht jetën këtë të diel në Vlorë, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Kote, në rrugën e lumit.
Sipas asaj që raporton gazetarja Greta Haskaj, në aksident u përfshi një makinë dhe një motor. Përplasja ishte tejet e fortë. Siç shihet edhe në pamje, makina përfundoi jashtë rruge, ndërsa motori i shkatërruar thuajse plotësisht.
Për pasojë humbi jetën shoferi i motorit, i cili siç njofton policia është shtetasi me inicialet F.K, 22 vjeç.
“Më datë 19.01.2025, rreth orës 14:47, në afërsi të urës së fshatit Lapardha, Vlorë, një motomjet tip “Yamaha”, është përplasur me një automjet tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, rreth 30 vjeç, i paidentifikuar ende, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe për identifikimin e drejtuesit të motomjetit që ndërroi jetë”, tha policia e Vlorës në një njoftim për mediat./tvklan.al